About this Event

"Fryma e kërcimeve latine, si diçka e ngjizur nga nevoja për të menaxhuar vuajtjen dhe dhimbjen, pikën e fillimit dhe të përfundimit e ka te ndjenja e pastër, prandaj kërcimin sensual, në cilindo prej stileve, mund ta bëjnë vetëm ata kërcimtarë që janë të sinqertë në dëshirën e tyre për ta ushqyer shpirtin dhe për të sfiduar tabutë. Jo rastësisht, Trëndafili i zi i Tiranës është një vend ku veten mund ta gjejnë vetëm ata njerëz që janë të prirë nga dëshira që vërtet të kënaqen, të heqin stresin dhe negativitetin që vulgariteti i metropolit tonë ta ngulit në shpirt, të ripërtrihen brenda ciklit të një nate të vetme, ndërkaq prej aty shmangen ata që duan të duken apo që për veten ushqejnë ide të një superioriteti fiktiv. Arroganca nuk është vlerë e filozofisë latine të jetës, prandaj, përkundër teknikës së përkryer, një kërcimtar arrogant pashmangshmërisht do të dështojë të ngacmojë shpirtërisht dikë." (Albatros Rexhaj) Music by Dj Dragao REZERVIME: 069 37 14 305

Dance Styles

Kizomba (50%)
Zouk (50%)

Organizer

V

Voga Indrit

L

La Rosa Negra Tirane

V

Victoria Ivanes

E

Eraldi Pane