About this Event

Tango Tirana invites you to enjoy an evening of Tango and Poetry under the candle light! Tango Tirana, ju fton të shijoni një mbrëmje me Tango dhe Poezi nën dritën e qiririt! "Thonë që fillesa është e lidhur ngushtë me errësirën, tokën pjellore, mitrën që pulson në këto ditë dembele dimri. Thellë nën tokë, të ushqyera nga gjithçka që jetoi më parë, gjenden filizat e reja ëndërrimtare. Brenda materies së errët, transformuese, jeta fillon dhe, teksa e vjetra vdes, lind ilaçi i shpirtit për ditët e reja në vazhdim. Jeta nuk shfaqet papritur në pranverë, por janë këta muaj të ftohtë, të errët, misteriozë që e bëjnë të mundur. Rrugëtimi ynë njerëzor është po kështu, sepse janë pikërisht ditët në fund të një cikli, që mundesojnë ëndrrat e një cikli të ri." - Brigit Anna McNeill Ndaj ne, Olta, Eneida, Geri, Nadia, dhe miqtë tanë ëndërrimtarë, vendosëm të gërshetojmë copëza të talenteve tona për të mundësuar një mbrëmje të bukur fundviti, nën dritën e qiririt, me tango, poezi, muzikë, modë dhe shumë mister. Nëpërmjet kësaj mbrëmjeje, shpresojmë të përcjellim tek ju ngrohtësinë për të cilën filizat, e ëndrrave tuaja të reja, kanë nevojë që të rriten të forta e të embla në vitin e ri.

Dance Styles

Tango (100%)

Organizer

T

Tango Tirana Albania